BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Kopshti i pasionit!

Cerazela Kondi-Kopshti i pasionit!

Trëmbesha të të dashuroja
jo se nuk e meritoje
por sepse veten pyesja,kjo dashuri
do të ketë vërtetësi;

Fati,ishte i egër me mua.
Zemra ime, shumë herë u thye
me mijra copë.
Derisa mësova në heshtje ta fshihja.

Me sytë e mi,të them të dua.
Nuk do të” aratisem” këtë herë.
Nuk do injoroj ndjenjat e mija.
Nuk do të shtirem që stë kam nevojë.

Në jetën time,nuk erdhe rastësisht.
Kalove çdo pengesë
që kisha ndërtuar,të kujdesja
veten nga ata që më lënduan.

Dhe tani,je banor i ekzistencës
time,ku askush nuk ka arritur
të futet.
Do të jesh shekullor,në kopshtin
e pasionit tim,një lule e bukur.

Mos e harro kurrë…Të dua!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT