BallinaVitrina e libritPANAJOT BOLI-E DIELË…

PANAJOT BOLI-E DIELË…

E përgjumur akoma e diela
Gogësin duke u striqur
Me pertesë në krevat

Në fluskat e kafes së ngrohtë
Ca gjilperizime drite lexojnë
Një deshirë nostalgjie

Mengjesi ka hapur kanatat
Fllade të ëmbla shtyn brenda
Në shtratin e parregulluar

U zgjat shumë ky trendafil
Me një burbuqe të roztë
Përshendet nga dritarja

Në porcelanin e bardhë të kafes
Një pellumb ka hapur krahët
E vjen i gëzuar

Buzëqeshja zbret në buzët
E sytë ëmbëlsojnë shikimin
Ndofta ajo…ndofta..

E diela shtriqet ëmbël ,ëmbël
Me kafen duke rufitur e fluturat
Që e presin në lendin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT