S’ka rëndësi në je e sheshtë,
je katrore a rrethore,
veçse di që na je strehëz,
që na fal të mira prore.
S’ka rëndësi forma,madhësia,
vetë Zoti i përcaktoi,
je foleja e njerëzimit,
porse kjo nuk na mjaftoi.
Copa-copa ,thela-thela,
të copëtojmë pa mëshirë,
të zhvlerësojmë ,tjetërsojmë,
tym e zjarr ,hir e pa hir…

Ku?!
Ku të ikim,
ku të vemi,
ku të marim arratinë,
ku të gjejmë tjetër strehëz,
Zoti na e dha mundësinë!!!
Ku të fshihemi,
ku të zhdukemi,
në ç’vend ta ndërtojmë jetën?
Një shtëpi ,një amanet,
brezave tua lemë stafetën.
