BallinaVitrina e libritLanda Molishti-Kur ti?!

Landa Molishti-Kur ti?!

.Kur ti mendon, mendoj edhe unë,
Kur ti buzëqeshë, buzëqeshem dhe unë!
Kur ti lumturohesh, lumturohem dhe unë!

Ti, më jep dituri,
Nga dituria jote kthjellohem, ndiej kënaqësi!
Ti, më jep forcë,
Nga forca jote,
Bëj punë mrekulli, për Shqipëri!

Ti, më jep dritë,
nga drita jote,
Kaloj dhe shtigjet errësi,
Çajë bllokadat me tradhti!…

Çdo ditë dëgjoj zërin tënd,
sikur më thërret:
Ec me kokën lart,
Mos u gjunjëzo përballë vështirësive!
Ti, je në çdo hap të jetës time.
Se, ti…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT