BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Shiu i shpirtit

Silvana Cekici Rodi-Shiu i shpirtit

Binte shi në heshtjen time,
pikë pas pike mbi kujtim
si një këngë me përmallime
që zgjon plagë e drithërimë.

Rrugët lagen, zemra ndalet
nën një qiell pa dritë hëne,
dhe çdo pikë si shatërvane
Vjen me zërin tënd në mendje.

Shiu i shpirtit jo, s’ka stinë,
vjen kur malli bëhet det,
Sy më sy e djeg vetminë
Fjala “kthehu” mbetet shkretë.

Por pas reve lind agimi
zemra gjen pakëz qetësi,
Dhe në shi laget trishtimi
Mbjell një jetë të re në shpirt

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT