Irani ka pranuar të heqë dorë nga rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë, si pjesë e marrëveshjes që po negociohet me Shtetet e Bashkuara.
Lajmi është publikuar nga The New York Times, e cila citon dy burime amerikane të njohura me negociatat.
Sipas raportit, kushtet e sakta dhe modalitetet me të cilat Teherani do të heqë dorë nga rezervat e uraniumit pritet të përcaktohen gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve për programin bërthamor iranian.
Çështja bërthamore mbetet pika më delikate e negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje më të gjerë që përfshin edhe lehtësimin e sanksioneve dhe uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
