BallinaSportSalah i jep lamtumirën Liverpoolit: Klubi më i mirë në botë

Salah i jep lamtumirën Liverpoolit: Klubi më i mirë në botë

Mohamed Salah ka mbajtur një fjalim lamtumire para bashkëlojtarëve të Liverpoolit, përpara paraqitjes së tij të fundit me klubin kundër Brentfordit.

Sulmuesi egjiptian foli për presionin e madh që shoqëron jetën në “Anfield”, duke u thënë lojtarëve se Liverpooli është “klubi më i mirë në botë kur fiton” dhe “më i keqi në botë kur humbet”. Ai u kërkoi bashkëlojtarëve të ruajnë standardet e larta edhe pas largimit të tij.

Salah tha se nuk dëshironte të bëhej emocional para ndeshjes së fundit, por theksoi se do t’i mbajë gjithmonë me vete kujtimet nga periudha e kaluar në klub.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT