BallinaSportPërpos titullit, Arsenali vendosi edhe një rekord unik në Ligën Premier

Përpos titullit, Arsenali vendosi edhe një rekord unik në Ligën Premier

Arsenali e ka mbyllur sezonin 2025/26 në Ligën Premier me fitore 2-1 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Përtej tri pikëve, “Topçinjtë” kanë vendosur edhe një rekord të veçantë në elitën e futbollit anglez, duke arritur diçka që asnjë skuadër tjetër nuk e kishte realizuar më parë.

Sipas statistikave të sezonit, Arsenali nuk ka pranuar asnjë penallti gjatë gjithë edicionit 2025/26 në Ligën Premier, ndërsa njëkohësisht nuk ka marrë asnjë karton të kuq.

Kjo i bën londinezët skuadrën e parë në historinë e kampionatin anglez që e përfundon sezonin pa pësuar penallti dhe pa u ndëshkuar me përjashtim, një arritje tejet e rrallë.

Në fund, Arsenali e mbylli kampionatin me 85 pikë, shtatë më shumë se Manchester City.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT