BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Malet e Arbrit

Rubjana Nika-Malet e Arbrit

Me butësi të kadifejtë
veshur malet e arbnorit
herë me grinë e trishtuar
herë me t’blertën e qershorit.

Që nga jugu në veri,
pafund male,pambarim,
fole shqipesh e hyjnish,
që në lindje e perëndim.

Sa të lartë madhështorë,
lidhur me tokën,puthur me retë,
rreth e rreth atdheut tim,
vend ma të bukur s’mund të ketë.

Gdhendur malet anë më anë
si nga dora e një skulptori,
me ngjyrë gri e të blertë
ngjyer bukur nga piktori.

Natyrë

Maja përmbi maja,
kepa të thepisur,
në dritë e në hije,
bimësi harlisur.

Si kadif i butë,
blerim- hijeshi,
të ftohtin e nëntorit,
ktheni në ngrohtësi.

Kepa të thepisur,
me të zymtën gri,
ngrohtësinë e diellit,
kthen në ftohtësi.

Pllaja mirëlëmuar,
si pjatë e smeraldtë,
ndihem mrekulluar,
vargu pikon mjaltë.

Si mjalti nga hojet,
vargu del nga shpirti,
me dritë hyjnore,
natyra e ndriti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT