BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli-Lumë fjalësh

Mira Zaho Mëhilli-Lumë fjalësh

Shfrenuar në retorikën e vet,
pa dinejman gjuha e inatçorit,
majtas, djathtas pa ndalur pret.

Lumë fjalësh, mbarsur ligësi,
zhurmojnë rrjedhës së rrëmbyer,
zajeve të lëmuar zbrazin marrëzi.

Me turjelën e pretekstit,
errësirës së skutave gërmon,
të gjejë kleçka, ashpër të sulmojë.

Ç’nxjerr andej, as vetë s’e kupton,
psherëtimave gjunjëzon shpirtin,
turfullimesh, sytë e mendjes verbon
.
Urtësinë e odës së pleqësisë
s’e njohu kurrë, me trumbetën
e idhësisë, fisnikërisë i ngriti mur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT