S’t’kam kërkue asnjiher,
m’ke ardh.
Asnjiher s’tkërkoj,
m’vjen.
M’vjen, e si nji dashnor
me zanat t’përkryem m’avitesh.
Me ta ndie erën,
shikimi me ma kput shpirtin,
jo syt’.
Po t’heq qafe, e ti prap ma vjedh nji puthje;
nuk dorzohesh,
thue, se e vetmja e botës jam
me e mbjell dashnin n’mue.
Ç’mallkim i bukur je
që m’vjen, kohë e pa kohë,
vend e pa vend?
Po t’la shpesh me vdek,
s’due me m’u ngjiz si Meriemja.
S’due as me m’prek,
as me m’shikue,
as me m’endue,
as me m’dashtë.
Ik, ka aq shumë shpirtna gjithandej!
Oh, namë e ambël!
Mos m’shih si jetim!
Se m’ban me e prish gjumin për tye,
me e lanë veten, n’duert e tu,
me humb ndjesinë për gjithçka përreth,
mos me e n’di mjaullimën e maçokut
që m’përgjërohet për pak bukë,
me harrue,
e me t’dashtë ma shumë se veten.
O, namë e ambël!
Doruzuem t ‘jam me shpirt,
trup e krye.
T’dashunoj, edhe shumë ma shumë, t’ urrej!
Ti, fjala jeme,
që s’pranon me t’mbyll,
e ngulitesh n’mu,
edhe kur s’thërras, edhe kur s’t’du.
T’urrej, namë e ambël!
