BallinaSportEtnik Brruti firmos me Hajduk Splitin

Etnik Brruti firmos me Hajduk Splitin

Futbollisti Etnik Brruti, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke iu bashkuar klubit të madh kroat, Hajduk Split.

Njoftimi është bërë nga Malisheva, skuadra ku deri më tani ka luajtur Brruti.

22-vjeçarit pas përfundimit të këtij edicioni i ka skuaduar edhe kontrata.

“Sot jemi krenarë për besimin dhe hapësirën që i kemi dhënë përgjatë këtyre 3 viteve e gjysmë sa ishte pjesë e jona. Kjo dëshmon edhe njëherë se klubi ynë, sikurse në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen, është adresa e duhur për talentët e rinj, për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Të gjithë ne në FC Malisheva e falënderojmë Brrutin për këtë periudhë, për emocionet, kontributin dhe secilën djersë të derdhur për fanellën tonë, dhe i urojmë suksese të mëdha në vazhdimin e karrierës së tij. Ne do të jemi krenarë me ty, kampion! Vazhdo të ngjitesh në nivelet më të larta dhe na bëj krenarë gjithmonë. FC Malisheva do të mbetet shtëpia jote përherë! Paç fat, Brruti!”, ka njoftuar FC Malisheva.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT