Trabzonspor ka zyrtarizuar të enjten emërimin e trajnerit gjerman Thomas Reis, pas shkarkimit të Fatih Tekke për shkak të rezultateve të dobëta.
Pas nënshkrimit të kontratës, Reis foli për faqen zyrtare të klubit dhe tregoi se nuk kishte hezituar ta pranonte ofertën.
Kur merr një ofertë nga një klub i madh si Trabzonspor, nuk mendohesh gjatë. E pranon shpejt. Nuk mund ta refuzoja projektin që më prezantoi Trabzonspor”, deklaroi ai.
Reis: Kam biseduar me Mohamed Salah
Trajneri gjerman zbuloi se ka pasur tashmë një bisedë me yllin egjiptian Mohamed Salah.
“Kam folur edhe me Mohamed Salah dhe kemi zhvilluar një bisedë. Të punosh me një lojtar të kalibrit të tij është ndoshta një nga gjërat më të mira që mund t’i ndodhë një trajneri”, tha Reis.
Megjithatë, ai e bëri të qartë se Trabzonspor nuk mund të mbështetet vetëm te Salah për të fituar ndeshjet.
“Nuk na mjafton vetëm Salah për të fituar. Na duhen të gjithë lojtarët. Të 11 futbollistët në fushë duhet të punojnë shumë mirë.”
“Edhe atij do t’i kërkojmë që herë pas here të na ndihmojë në fazën defensive.”
“Do t’i japim liri në sulm”
Reis theksoi se synon ta shfrytëzojë maksimalisht cilësinë e Salah në repartin ofensiv, pa e lodhur me detyra të panevojshme.
“Sigurisht që do t’i jap Salah liri në sulm. Nëse arrijmë të mbrohemi mirë, ta rikuperojmë topin shpejt dhe më pas t’ia dërgojmë atij pa e detyruar të bëjë shumë vrapime, atëherë do të përfitojmë maksimalisht nga kreativiteti dhe cilësia e tij.”
Trajneri gjerman tha se është impresionuar edhe nga angazhimi i Salah në stërvitje./Front online/
