Është një dritë,që nuk djeg
por ngroh thellë.
Nuk duket në errësirën e botës
por të tregon drejtimin e jetës.
Lind në heshtje.
Në lot që u bënë forcë
në ëndrra,që nuk guxuan të shuhen
dhe kur nata ulërinte.
Është drita e shpirtit.
Një shkëndijë shprese në zemër
që sado ta përkuli koha
ajo këmbëngul të mos humbi shkëlqimin.
Dhe nëse dikur,gjithçka shuhet
mos ju trëmb errësirës.
Brënda teje,të pret diçka.
Ajo dritë që mësove të jesh!!
