BallinaSportKarim Adeyemi: "Barcelona nuk është thjesht një klub; të jep ndjesinë e...

Karim Adeyemi: “Barcelona nuk është thjesht një klub; të jep ndjesinë e një familjeje

Nuk është se e kam hulumtuar në internet apo kam pyetur njerëz rreth tij. Për mua, gjithçka ka të bëjë me ndjesinë që të fal një vend. Unë jam dikush që i vë re dallimet nga njëri vend në tjetrin apo nga një qytet në tjetrin.

Kur mbërrita këtu, mjedisi m’u duk ndryshe dhe shumë shpejt u ndjeva si në shtëpinë time. Kështu që kuptova se këtu ka diçka të veçantë, se nuk është si çdo vend tjetër.


Siç e thashë, bavarezët janë gjithashtu shumë krenarë për identitetin e tyre dhe këtë e vëren menjëherë sapo mbërrin këtu. E shoh çdo ditë kur shkoj në klub ose kur eci në rrugë dhe njerëzit vijnë të të takojnë. E ndjen atë gjë thellë brenda vetes. Ata duan që ti të ndihesh i mirëpritur.

E shoh këtë edhe te njerëzit e moshuar dhe kjo është ajo që vlerësoj më së shumti.


Sepse kur sheh njerëz të moshuar që të buzëqeshin sepse të kanë parë në televizor apo në stadium, ndjesia është ndryshe krahasuar me adoleshentët që të shohin vazhdimisht në rrjetet sociale e gjëra të tilla. Pra, atmosfera është shumë e ngrohtë dhe, si ta them, shumë familjare.”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT