BallinaSportMessi në kërkim të historisë, rekorde të reja në horizont në Kupën...

Messi në kërkim të historisë, rekorde të reja në horizont në Kupën e Botës 2026

Lionel Messi po përgatitet për paraqitjen e tij të gjashtë në Kupën e Botës 2026, një turne që pritet të jetë i fundit në karrierën e tij ndërkombëtare.

Në këtë edicion, ai do të hyjë në histori së bashku me Cristiano Ronaldo dhe Guillermo Ochoa si lojtarët e vetëm që kanë marrë pjesë në gjashtë Kupa Bote, transmeton GazetaBlic Sport.

Messi tashmë ka lënë gjurmë të thella në turne, me 13 gola të shënuar, dhe është në ndjekje të rekordit prej 16 golash të vendosur nga Miroslav Klose.

Njëkohësisht, ai po mban distancë të ngushtë me Kylian Mbappe, i cili ka 12 gola dhe mbetet një nga rivalët kryesorë për titullin e golashënuesit më të mirë të historisë së Kupës së Botës.

Përveç golave, Messi synon edhe një tjetër rekord historik për numrin e fitoreve në turne, ku aktualisht qëndron shumë pranë Klose-s. Me 16 fitore deri tani, argjentinasi ka mundësinë të shkruajë edhe një kapitull të ri në historinë e futbollit botëror.

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një tjetër skenë ku legjenda argjentinase do të tentojë të zgjerojë trashëgiminë e tij dhe të mbyllë karrierën ndërkombëtare me rekorde të papara më parë./Gazeta Blic Sport/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT