Nën hije të çadrës së kallamit,
se ç’më kishte marrë gjumi,
frynte një erë e lehtë magjike,
në ëndrra më përkundi.
Ashtu si e pashë ëndrrën të tërë ,
e kisha përshkuar bregdetin shqiptar
gjatë e gjerë,
nga Velipoja deri në Himarë.
Si në ëndërr, vetëtimthi, pa u ndalë,
m’u duk si parajsë
që e tregojnë ca fetarë.
Por, si për çudi, pashë njerëz të pakënaqur;
të gjithë donin të iknin,
në Perëndim donin të dilnin..
Pse ikni,o të nderuar bashkëkombësit e mi shqiptarë ?
Politikanët thanë:
“Na kanë dërmuar,shpirti do të na dalë;
vodhën çka mundën,
tjetrën e shkatërruan.
Për veti dhe miqtë mbushën xhepat,
neve na varfëruan,
për mbrapshtitë e tyre
ikim dhe vendin e lëshuam”.
