BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-VENDLINDJA IME

Besa Januzi-Rexhepi-VENDLINDJA IME

Do të vij një ditë, do të vij,
aty ku ëndrrat e mia pushojnë,
te ti vendlindja ime e shtrenjtë,
ku malli në zemër më zgjon.

Aty më pret shtëpia e vjetër,
pragu që s’e harroj kurrë,
Aty kthehem vit për vit,
si dallëndyshe në fole të ngrohtë.

Tërpezë, vendlindja ime,
aty hodha hapat e parë,
aty belbëzova fjalën time të parë,
Aty isha fëmijë, e lumtur, e lirë.

Jam gati, nesër po nisem,
vëllezër, po vij me mall në gji.
Do t’i takoj shoqërin e vjetër,
një nga një do t’i përshëndes,
se malli më ka djegur në shpirt.

Po nisem si dallëndyshe në fluturim,
mbi oqean, dete e lumenj,
mbi male të larta e fusha të gjera,
nuk do të ndalem derisa të prek atdheun tim.

Atje lulet mbajnë aromën e kujtimeve,
bletat bredhin lule më lule,
kori i zogjëve këndon pa pushim,
dhe zemra ime mbushet ne gëzim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT