Paraditen e kësaj të diele, një 11-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në Durrës teksa po lahej në det.
Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të mbytjes, shkruan Abcnewsalbania.
“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njoftoi Policia shqiptare./Reporteri/
