Një copëz atdheu më qau ndër duar,
një copëz atdheu m’u drodh nën këmbë,
një copëz atdheu m’u shkul prej mishi,
një copëz atdheu m’u zgjua në lëkurë,
një copëz atdheu m’u bë erë në flokë,
një copëz atdheu në ktë copëz tokë,
një copëz atdheu në detin me valë,
një copëz atdheu si rrebesh në fjalë,
një copëz atdheu më gjegj nga perëndimi,
një copëz atdheu gjoksin ma shkopsiti,
një copëz atdheu m’u bë drit’e hënës,
një copëz atdheu lot si malli i nënës.
një copëz atdheu më ngjiti në sy,
kjo copëz Atdheu për mua e për ty.
