BallinaSportLamine Yamal me golin ndaj Arabisë Saudite hyn në histori të Botërorit

Lamine Yamal me golin ndaj Arabisë Saudite hyn në histori të Botërorit

Lamine Yamal ka vazhduar të shkëlqejë me Kombëtaren e Spanjës, duke hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të rinj në historinë e Kupës së Botës.

18-vjeçari realizoi në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në Atlanta, duke shënuar në minutën e 11-të pas një aksioni të shpejtë dhe një asistimi të Mikel Oyarzabal, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë gol, Yamal u bë golashënuesi i tetë më i ri në historinë e turneut, duke lënë pas emra të njohur si Lionel Messi dhe Julian Green, ndërsa lista kryesohet nga legjenda braziliane Pele.

Talenti i Barcelonës kishte munguar në ndeshjen e parë për shkak të një shqetësimi në kofshë, por rikthimi si titullar u shoqërua menjëherë me gol dhe paraqitje vendimtare për Spanjën.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

Pele – 17 vjeç e 239 ditë

Manuel Rosas – 18 vjeç e 93 ditë

Gavi – 18 vjeç e 110 ditë

Ibrahim Mbaye – 18 vjeç e 143 ditë

Michael Owen – 18 vjeç e 190 ditë

Nicolae Kovacs – 18 vjeç e 197 ditë

Dmitri Sychev – 18 vjeç e 231 ditë

Lamine Yamal – 18 vjeç e 343 ditë

Lionel Messi – 18 vjeç e 357 ditë

Julian Green – 19 vjeç e 25 ditë/Klan Kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT