BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-EMËR I SHENJTË MËMËDHE!

Bukurie Binjaku-EMËR I SHENJTË MËMËDHE!

Energji, për të punuar
Ushqim për një stomak
Një krevat për tu qetësuar
Pa i hyrë askujt në hak.

Një shtëpi, për tu strehuar
Sa jeton, sa je mbi tokë
Me Atdheun, i dashuruar
Gjurmë të mira, në këtë botë.

Pasuri materiale! Jo tahma
Se ajo një ditë, shkatërrohet
Mirësi-fisnikëri, shpirti kur ka
Përjetësisht, shpirti freskohet.

Dikush, kur miljardat numëron
Mbi djersë të huaj, të përfituar
Mëkati, këmbë e kokë e mbulon
Shpirtin bosh, ka lënë mallkuar.

Duaje me shpirt, Atdheun tënd
Aty ku në shekuj, rrënjët tua ke
Më të mirën, jep e bëj sot për të
Emër i shenjtë, je o Mëmëdhe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT