Njihuni me Jako Micin dhe vajzën e tij, Norën, të cilët së fundmi kanë shfaqur talentin dhe pasionin e tyre për aktrimin përmes filmit Përballja, një produksion që po ndiqet me interes të madh në YouTube. Po ashtu, Nora ka interpretuar edhe në filmin Fshati me Telashe.
Ky film është realizuar nga Bora-Produksion,me producent Enis Muratin
Jako njihet si një njeri i ndershëm, punëtor dhe shumë i respektuar nga të gjithë. Ashtu si shumë bashkatdhetarë të tjerë, ai jeton me familjen e tij në Belgjikë, por nuk e ka harruar asnjëherë vendlindjen. Ai vazhdon të japë kontribut të çmuar sa herë që paraqitet nevoja, duke dëshmuar përkushtim dhe dashuri të veçantë për vendin e tij.
Përshtypje shumë të mirë ka lënë edhe vajza e tij, Nora, e cila spikat për atdhedashurinë, edukatën dhe dëshirën e madhe për aktrim. Me paraqitjen e saj në filmin Përballja, ajo po tregon talent dhe potencial të madh artistik, duke fituar simpatinë dhe vlerësimin e publikut.
I urojmë Jakos dhe Norës shumë suksese në rrugëtimin e tyre artistik, si dhe çdo të mirë në jetën e tyre personale dhe profesionale!



