Rrugëve të qytetit ecën i vdekuri,
mbi kalldrëme të mbuluara nga mbeturinat,
pranë trotuareve me shenja të thyera,
mes makinerive të djegura e të braktisura,
e varreve të hapura me duar bosh.
Ecën i vdekuri në qytetin e heronjve.
Pllakat e bronzta, që mbajnë mbi supe tri shkronjat e lirisë,
E që janë lënë në mëshirën e fatit.
Të gjallët kanë harruar se këta emra të gdhendur në gur e bronz,
të pluhurosur nga koha dhe përbuzja,
ishin vet ata që ua sollën lirinë.
Po vrapojnë të gjallët pas pasurisë,
e Dardanisë po ia cungojnë çdo ditë të ardhmen,
duke urryer vetvetën, shtetin dhe lirinë.
Ecën e sheh i vdekuri pabesinë,
sheh se si tëpabeset po e gjymtojnë këtë tokë,
të sakatosur ndër shekuj.
Ecën e sheh i vdekuri,
por nuk ka fuqi të flasë,
nuk ka dorë ta ngreh lartë,
veçse heshtjen e rëndë që rëndon mbi ndërgjegjen e të gjallëve,
nëse ju ka mbetur.
