Hiri i së kaluarës endet akoma
Mbi kujtesën që nuk e harrojmë
Nga varre dhe sot ndihet gjëma
Që me vite të vdekurit rënkojnë.
Hiri dhe më tej i qullur nga shiu
I ardhur nga re të lara me gjak
Me shekuj mbet i skuqur fatziu
Nuk i shuhet n’brendi ajo flakë.
Mos e mbaj, o hi, t’fshehur zjarrin
Lëre që të dhezet në të katër anët
Erdhi koha për ta djegur gardhin
Dhe ta tregojnë pak veten luanët.
Ju, o re të errëta, pse zgërdhiheni
Nën çerpik mos na e hudhni hijen
Më mirë se ne këtë punë ju e dini
Nuk bën nënës t’ia ndani të bijën.
Nënë dhe fëmijë akoma rrinë t’ndarë
Pse mos të jenë nën të njëjtin çardak
Tek e fundit, të gjithë jemi shqiptarë
Vallë, a duhet prapë të derdhim gjak!
