Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Superylli argjentinas është bërë futbollisti i parë në histori që arrin të shënojë gol në shtatë ndeshje radhazi të Kupës së Botës.
39-vjeçari e vendosi emrin edhe një herë në librat e rekordeve pasi realizoi një gol spektakolar nga goditja e lirë në fitoren 3-1 të Argjentinës ndaj Jordanisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2026.
Edhe pse e nisi takimin nga banka rezervë, Messi u fut në pjesën e dytë dhe i dha fund çdo dileme me një ekzekutim perfekt nga goditja e lirë, duke vulosur fitoren e kampionëve të botës.
Me këtë gol, kapiteni i Argjentinës vendosi një rekord të ri të paprecedentë, duke u bërë lojtari i parë që gjen rrugën e rrjetës në shtatë ndeshje rresht në historinë e Kupës së Botës.
Një tjetër rekord, një tjetër moment magjik dhe një tjetër dëshmi se Lionel Messi vazhdon të sfidojë historinë edhe në moshën 39-vjeçare.
