BallinaVitrina e libritMAJLINDA PAJAJ-VASHË MALI

MAJLINDA PAJAJ-VASHË MALI

Jam vashë mali, burim bjeshke,
rritur me detin, valë në breg,
jam kristal e gur smeraldi,
në syt e diellit dritë që ndez.

Nuk jam erë që shpinën përplas,
as furtunë kur zemra më rreh,
prej dorës së Zotit jam qëndisur,
si qershi e pjekur në ëndërr që fle.

Mos u tremb kur vij e fshehur,
me ca flutura brenda shpirtit,
jam dritë hëne në natë të krehur,
që kërkon puthjen e një çasti.

Jam këngë e heshtur nëpër gjethe,
pikë vese në agim të ri,
e nëse zemra emrin ma thërret,
do të bëhem pranverë për ty.

Mos më kërko me fjalë të mëdha,
se fshehur rri në thjeshtësi,
si kroi që rrjedh nën hije ahu,
e mban malsia freskinë e tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT