BallinaSportDrake fiton 1 milion dollarë pas fitores së Kanadasë

Drake fiton 1 milion dollarë pas fitores së Kanadasë

Kanadaja ka mposhtur Afrikën e Jugut me rezultat 1-0 në Los Angeles dhe është kualifikuar për herë të parë në histori në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.

Fitorja e Kanadasë ka sjellë gëzim edhe për reperin e njohur Drake, i cili kishte vendosur 770 mijë dollarë bast për suksesin e kombëtares së tij. Pas triumfit 1-0, Drake pritet të fitojë rreth 1 miliondollarë nga ky bast.

Kanadaja, një nga vendet bashkorganizatore të Botërorit, kishte kaluar në fazën me eliminim direkt pasi e mbylli Grupin B në vendin e dytë, pas Zvicrës. Skuadra e Jesse Marsch grumbulloi katër pikë në tri ndeshje dhe u kualifikua falë golaverazhit më të mirë se Bosnja dhe Hercegovina.

Për shkak se nuk e fitoi grupin, Kanadaja e humbi mundësinë për të vazhduar garën në tokën e saj, ndërsa ndeshja ndaj Afrikës së Jugut u zhvillua në stadiumin SoFi në Los Angeles. Kështu, Kanadaja u bë bashkorganizatorja e parë që luan një ndeshje të Botërorit në një shtet tjetër.

Drake, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës kanadeze, kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi të bastit, duke treguar se vendimi erdhi pas një ngacmimi në mesazhe private nga DJ dhe producenti afrikano-jugor Black Coffee.

“Black Coffee po më ngacmonte në DM, kështu që duhej t’i rrisja bastet”, shkroi Drake.

Ky nuk është rasti i parë që reperi nga Toronto vendos shuma të mëdha në ndeshje futbolli. Në vitin 2024, ai kishte vënë 300 mijë dollarë për fitoren e Kanadasë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Copa America, por Argjentina fitoi 2-0 dhe më pas triumfoi në turne.

Në finalen e Botërorit 2022, Drake vendosi 1 milion dollarë për fitoren e Argjentinës ndaj Francës në kohën e rregullt. Edhe pse Argjentina u shpall kampione bote pas penalltive, basti i tij u humb, pasi ndeshja nuk u mbyll brenda 90 minutave./Front online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT