BallinaVitrina e libritMarigona Zekaj-Ëndrra

Marigona Zekaj-Ëndrra

Në këmbë, zvarrë,
Të kuruara me fashën e lotëve,
Me duar të fshehura në gjatësinë
E thonjve.

Në flokët e shpupuritur,
Në rroba të grisura,

Në pagjumësi,
Në acar, nën erë
E nën shi.

Në barkun bosh
E në lotë vetmie,
E mbështjellë në dromca
Dashurie

Vrapon me buzëqeshje,
Me shpresë e me vaj
Kurrë s’u shuan ëndrrat e saj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT