Ecë nëpër jetë,
Kambëzbathun,
Nëpër gurë e ranë,
Si nji trup që e ndjek shpirtin.
Shkoj e vij,
Pa mujtë me gjetë nji çarje drite
Me u kthy.
Jam hupë prej tanë hartave t’botës,
N’grimca ajri jam shpërnda,
Si hije e shkelun prej hapave t’mi,
N’për udhë që s’i njoh ma.
Gërmoj…
Me duar t’përthyme n’pluhun t’kohës,
Secilli gërmim asht nji lutje,
Me i mbledhë copat e asaj që isha.
Dheu asht i ftoftë,
E nata s’kthen përgjegje,
Veç zani i heshtjes m’rrethon.
Kthema veten
