BallinaVitrina e libritArdita Lajçi Gjocaj-KTHEMA VETEN

Ardita Lajçi Gjocaj-KTHEMA VETEN

Ecë nëpër jetë,
Kambëzbathun,
Nëpër gurë e ranë,
Si nji trup që e ndjek shpirtin.

Shkoj e vij,
Pa mujtë me gjetë nji çarje drite
Me u kthy.
Jam hupë prej tanë hartave t’botës,
N’grimca ajri jam shpërnda,
Si hije e shkelun prej hapave t’mi,
N’për udhë që s’i njoh ma.

Gërmoj…
Me duar t’përthyme n’pluhun t’kohës,
Secilli gërmim asht nji lutje,
Me i mbledhë copat e asaj që isha.

Dheu asht i ftoftë,
E nata s’kthen përgjegje,
Veç zani i heshtjes m’rrethon.

Kthema veten

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT