BallinaVitrina e libritDritëro Agolli- Vasha e ëndërruar

Dritëro Agolli- Vasha e ëndërruar

(Nga fletorka e rinisë)

Shtëpia jote thellë kopshtit futur
Si tempull ëndrrash hesht e mjegulluar
Dhe unë i dashuruar murit strukur
Vështroj ballkonin tënd me dritë shuar.

Pastaj me ankth nga kopshti të hedh gjethe
Si një kusar kaçubave i fshehur
Dhe pres një çast përhumbur si ndër ethe
Të nxjerrësh kryet mundësisht pa krehur.

Mbi tempull kaltëron kjo natë e vakët
Dhe yjet shushurijnë si burime…
Ah, shpresën sigurisht e kam të pakët
Të zbresësh e të bëhesh gruaja ime…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT