BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Kam mësuar të mbaj mungesën

Korça Bibjana-Kam mësuar të mbaj mungesën

Në mbrëmje,
qytetet shndërrohen
në sirtarë të mbyllur.
Nga një cep i padukshëm
vjen aroma e bukës,
që askush nuk e pjek më
për mua.

Koha
ka mësuar
të ecë pa zhurmë,
si një infermiere
në korridoret e një spitali
ku shërohen vetëm kujtimet.

Mos më pyet
pse buzëqesh
kur flas për largësinë.

Kam mësuar
ta mbaj mungesën
si një gotë të mbushur plot,
pa derdhur asnjë pikë.

Veç ndonjëherë,
pa arsye të dukshme,
buza në ngashërim
dridhet lehtë.

Atje
ende banon
fëmija
që nuk pranoi kurrë
ta quante ikjen
fat.

Pjesa tjetër e shpirtit
ka ngritur mure,
ka vendosur emra,
ka numëruar ditët.

Por ajo dhomë e vogël
ku dikur dëgjohej
zëri i shtëpisë,
mbetet
e hapur,
si një dritare
që nuk e mbyll
as dimri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT