Po du…,
me u ba zog e me ardh met pa,
met thane sa me ke mungu,
nje jete me ty e pata.
Po du…,
dhe gjethet e rena me ti numeru,
dhe ditet me diell e shi,
dhe frutat qe ti kam shiju.
Po du…,
dhe rrugen me balte me shkel perseri,
po du, me ardh,
e kafen bashke me pi.
Po du…,
me u zgju nje mengjes dhe mos me i nij e huj,
me ardh met perqafu,
ne cepat e hartave qe per ty i ruj.
Po du…,
me u zgju nje mengjes me ajrin e thate,
me ate qe me ngushtonte zemren,
e qe me ngushllonte per nate.
Po du…,
edhe sonte me shkru,
me nejt pa gjume e met mendu,
se je duke me mungu.
Po du…,
veq nje mengjes me u zgju,
e me zemer me pushu,
me çlodh shpirtin ne krahet e tu.
Veq kaq po du,
met shtrengu aq forte sa me ke mungu,
e pastaj me u largu,
veq etjen pak po du me shu.
Me ujin qe me vret e shijon,
me ushqimin qe me ngop e helmon,
me te kqijat e te mirat prape po du,
edhe njehere me u gjind ne krahet e tu.
