BallinaVitrina e libritAnila Kodra-A E DI TI

Anila Kodra-A E DI TI

N’vetmi kur shpirti më vdiste,
E di ti se ç’kam KUJTUAR ?
Momentet kur takoheshim e ato vite,
Dhe ti jetoja përsëri e kam dëshiruar!

N’vetmi kur zemra sa s’më pushonte,
E di ti se ç’kam ËNDËRRUAR ?
Doja brënda tëndes zemër e imja të ishte
Të të përqafoja fort sa herë kam kërkuar!

N’vetmi kur jeta ime sa nuk më shuhej,
E di ti se ç’kam MENDUAR ?
Të të kisha pranë vetes fare pak çaste,
Me ty në fund të botës do kisha shkuar!

N’vetmi kur vdisja e ngjallesha prap,
E di ti se ç’kam DËSHIRUAR ?
T’mos mbaronte ëndrra ku flija me ty,
Mëngjesi t’mos vinte për të na zgjuar!

N’vetmi kur endesha mes dy botësh,
E di ti se ç’kam FANTAZUAR ?
Një jetë të dy bashkë të jetonim ,
Vallë pas kaq kohe, do ishim akoma të dashuruar?

N’vetmin time, ku kurrë nuk isha vetëm,
E di ti se ç’kam PROVUAR ?
Pranova dhe të vdes , por e gjallë të jem,
Të të dua një jetë, edhe duke mekatuar !

N’vetminë time mes muresh pa dritë,
As vetë se di pse shumë kërkova !
Kujtova, ëndërrova, mendova çdo ditë,
Fantazia dhe dëshirat përsëri janë sprova .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT