BallinaVitrina e libritAdri Adriana-Ëndërr në udhëtim…

Adri Adriana-Ëndërr në udhëtim…

Si një ëndërr më erdhi një zë,
si pupël e lehtë pranë veshit më preku,
çdo fjalë gumëzhinte si bletë vere,
dhe pritja në shpirt si det më tretej.

Isha zgjuar, por ëndrra më udhëtonte,
mbi kalvarin e gjatë të kërkimit tim,
luante me mua si verë e dehur nate,
e unë dashuroja etjen për shpëtim.

Çdo mëngjes prisja një yll nga qielli,
me dritë të ëmbël të trokiste te zemra,
me një përshëndetje të butë si agimi,
që heshtjen ta kthente në këngë pranvere.

Ndoshta s’ishte ende koha e kthimit,
këtë heshturazi e kuptova unë,
por prapë pres në gjumin e heshtjes së dehur,
si hëna që pret detin në mesnatë pa fund.

Dhe shpresa më rri si qiri i ndezur,
në dritaren e shpirtit që s’di të pushojë,
sepse ka dashuri që jetojnë si lutje,
edhe kur mungesa mëson të lëndojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT