BallinaSportBotërori 2026 vazhdon me tri sfida, dy superduele në RTK

Botërori 2026 vazhdon me tri sfida, dy superduele në RTK

Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me tri përballje shumë interesante në kuadër të fazës së 1/16 së finales, ku do të mësohen edhe tre skuadrat e fundit që do të sigurojnë një vend në mesin e 16 më të mirave të turneut.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 21:00, me sfidën mes Australisë dhe Egjiptit, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Të dyja kombëtaret synojnë të shkruajnë histori me kualifikimin në fazën tjetër të garës.

Në mesnatë, nga ora 00:00, në fushë zbret kampionia në fuqi, Argjentina, e cila konsiderohet favorite në përballjen ndaj surprizës së turneut, Kepit të Gjelbër.

Megjithatë, debutuesit afrikanë kanë dëshmuar se mund të rivalizojnë edhe skuadrat më të forta dhe synojnë të vazhdojnë ëndrrën e tyre botërore.

Programi i ditës mbyllet në orën 03:30, me duelin mes Kolombisë dhe Ganës, një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar, pasi të dyja kombëtaret synojnë një vend në raundin e ardhshëm dhe do të transmetohet në RTK.

Programi i ndeshjeve për sonte:

21:00 – Australi – Egjipt (drejtpërdrejt në RTK)

00:00 – Argjentinë – Kepi i Gjelbër

03:30 – Kolumbi – Ganë (drejtpërdrejt në RTK)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT