BallinaKulturëLamtumirë i madhi Koço Qendro!

Lamtumirë i madhi Koço Qendro!

Koço Qendro ishte një nga figurat më të respektuara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, me një karrierë artistike që u shtri për më shumë se gjashtë dekada.

I lindur më 15 maj 1926, ai e lidhi pjesën më të madhe të jetës artistike me Korçën, ku ishte ndër themeluesit e Estradës Profesioniste dhe më pas një nga aktorët më të spikatur të Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Me talentin, humorin dhe aftësinë për të interpretuar personazhe nga më të ndryshmet, ai fitoi respektin e publikut dhe të kritikës.

Përveç skenës teatrore, Koço Qendro interpretoi edhe në disa filma të njohur të kinematografisë shqiptare, mes të cilëve “I teti në bronz” (1970), “Përballimi” (1976), “Agimet e stinës së madhe” (1981), “Vendimi” (1984), “Tre ditë nga një jetë” (1986), ndërsa rikthimi i tij në ekran erdhi edhe me filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku interpretoi rolin e gjyshit.

Në teatër ai realizoi dhjetëra role të paharrueshme, ndër të cilat spikat Harpagoni në komedinë “Kopraci” të Molierit, rol që e interpretoi me sukses në dy periudha të ndryshme të jetës së tij dhe që i solli çmimin “Aktori më i Mirë” në Festivalin “Apollon”.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në artin skenik, Koço Qendro u nderua me një sërë titujsh dhe vlerësimesh, duke mbetur një prej ikonave të teatrit shqiptar. Ndarja e tij nga jeta në 4 korrik të vitit 2026 shënon humbjen e një artisti që i dha artit shqiptar dinjitet, pasion dhe një trashëgimi të vyer që do të jetojë përmes roleve të tij

.I paharruar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT