BallinaVitrina e libritMimoza Rexhvelaj-Poezisë

Mimoza Rexhvelaj-Poezisë

Ka kohë që s’takohemi,
e buzët rreshkë m’i ka
malli yt.
Tinëz të kam pa
tue m’rrëshqitë në mendje,
herë si hanë,
herë si zanë,
pa t’zânë…

Janë do ditë
që s’durohet mungesa.
Dhima t’mbyt
askund s’gjen derman.
Lypsha sy me pa,
jam betue, se fort xhan të kam.

Tek ti vij si në altar,
lutjet me i shprazë pa da,
s’di pse jemi nda kaq kohë e mot,
pa ty bota ngjyrat m’i ka vra.

Filli më humb sa herë,
shpirti endet kot ndër rreshta t’shterrun.
Dita s’ka dritë, nata s’ka andërr,
ndaj të kam rixha, mjaft ma!
Mos më lër me u tretë ndër kandrra.

Pa ty, o varg i bardhë,
shpirti s’gjen derman!
Fjala mbetet n’grykë si psherëtimë,
e zemra rreh veç n’hamendje
n’thatë si zhurma e lugës në kusi
që ndjell vorfni…

Eja pra…
Eja ta puthi ballin,
Eja e ma shuaj mallin.
Eja si vesa mbi bar,
si drita kur çel agimi…

Eja o varg i bardhë,
se më mbet përgjysmë frymëzimi. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT