BallinaVitrina e libritEmine Konushevci Durmishi-SHPRESA KA FYTYRËN E NJË FËMIJE

Emine Konushevci Durmishi-SHPRESA KA FYTYRËN E NJË FËMIJE

Botë e lodhur, mbi plagë e ngritur,
ku urrejtja në heshtje mbin çdo ditë.
Hakmarrja rëndon zemrat e njerëzve,
e zilia shuan çdo fjalë e çdo dritë.

Vëllau ngre dorën kundër vëllaut,
prindi shpesh s’e njeh më fëmijën e vet.
Dashuria njerëzore fiket si flakë qiriu n’erë,
e zemrat mbeten pa dritë, pa shpresë.

Po ç’do të bëhej kjo botë, vallë,
nëse shpresa do të shuhej një ditë?
Po të mos ishin fëmijët mes nesh,
kush do ta ndizte përsëri një dritë?

Ata janë vesa e agimeve të kthjellta,
janë rrezja që ngroh çdo zemër të ngrirë.
Në buzëqeshjen e tyre lind e ardhmja,
si bekim që zbret prej qiellit me mëshirë.

Në sytë e tyre s’banon urrejtja,
as etja për pushtet dhe pasuri.
Ata mbjellin në çdo zemër shpresën,
me duar të vogla e shpirt plot dashuri.

Ruajeni këtë dritë të bekuar,
mos e shuani me ligësinë tonë.
Kur shuhet pafajësia e fëmijës,
errësira,shpirtin e botës mbulon.

Dhe nëse një ditë kjo botë shpëton,
nuk do ta bëjnë fronet e lavdisë.
Do ta shpëtojë një buzëqeshje fëmije,
që mban në sy agimin e dashurisë.

Shpresa ka fytyrën e një fëmije,
zërin e pastër dhe çiltërsinë.
Ajo vjen në heshtje, pa bujë,
për të na falur një botë më të mirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT