BallinaVitrina e libritUrim Mezini-JANË DISA….

Urim Mezini-JANË DISA….

S’i pëlqej fare disa njerëz, miq,
madje, u them në sy se s’më pëlqejnë.
Se edhe natën e bëjnë të zezë,
e mbi vlerat e të tjerëve veten ngrenë.

Çdo gjë që bëjnë, “i duket më e mira”,
e kanë të vështirë t’u bësh një kritikë.
Çirren e tunden, u vjeshtohet fytyra,
aq sa u bien maskat që fshehin lakmitë.

Me turravrap bëhen bashkë, nxitojnë,
faqet e shpifjeve servirin me kafenë.
Nisin “vlerësimet” përçmojnë e përgojojnë,
e përballë teje, të lavdërojnë e të ngrenë.

S’më prishin asnjë punë, mjaft të jenë mirë,
sepse edhe vetë e dinë ç’shije lënë pas.
Qëndrimi me ta, të bëhet i vështirë,
sepse e sheh që dhe heshtja ndien maraz.

Janë zëra të zbehtë që hije thurin papushuar,
merimanga që rrjetat i shtrijnë për të tjerë.
Trau i vendosur së fundmi qoftë i bekuar,
se dita ime ka marrë qetësi e tjetër vlerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT