John Travolta dhe Kelly Preston – Të martuar për 25 vite

Çifti prej shumë kohësh i Hollivudit, John Travolta dhe Kelly Preston, arritën të kapërcejnë një humbje të madhe në jetën e tyre dhe kanë mbështetur njëri-tjetrin në një moment shumë të vështirë.
Sting dhe Trudie Styler – Të martuar për 24 vjet

Sting dhe Trudie kanë qenë të dashuruar për më shumë se 30 vjet. Gjatë jetës së tyre bashkëshortore ata rritën katër fëmijë dhe ndërtuan një nga familjet më të forta të të famshmëve.
Cindy Crawford dhe Rande Gerber 21 vjet së bashku

Ata filluan të takoheshin në 1995, dhe tre vjet më vonë Crawford i propozoi vetë Gerber. Rezultati: 18 vite martesë dhe dy fëmijë
Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Furness- Të martuar prej 20 vitesh

Hugh dhe Deborra-Lee u takuan në xhirimet e shfaqjes televizive australiane Correlli dhe u martuan një vit më vonë.”Kur takova Debin,” thotë Jackman, “Unë nuk u dashurova me pamjen e saj. Më pëlqeu më shumë karakteri i saj. Por, sigurisht, edhe ajo dukej shumë e bukur”.
Will Smith dhe Jada Pinkett Smith – Të martuar për 19 vite

Will Smith u takua me Jada Pinkett në vitin 1995 kur ajo hyri në audicion për rolin e të dashurës së tij në serialin The Fresh Prince of Bel-Air. “Uill dhe unë i besojmë njëri-tjetrit në mënyrë implicite”, shpjegon Jada.
David dhe Victoria Beckham – Të martuar për 17 vite

Miliona njerëz e admirojnë këtë çift për 17 vjet tashmë.David dhe Victoria, duke qenë prindër të tre djemve të mëdhenj dhe një vajze, janë një shembull i shkëlqyer i një familjeje të lumtur
Beyoncé dhe Jay Z – 14 vjet së bashku

Ata u njohën në vitin 2002 dhe e fshehën lidhjen e tyre nga publiku për një kohë të gjatë. Çifti është shumë i rezervuar për jetën e tyre personale.
Meryl Streep dhe Don Gummer – Të martuar për 38 vjet

Meryl Streep dhe Don Gummer kanë jetuar në harmoni të përsosur për 38 vjet.Ja çfarë thotë Meryl për marrëdhënien e tyre: “Nuk e di se çfarë do të bëja pa burrin tim. Do të kisha vdekur, të paktën emocionalisht, nëse nuk do ta kisha takuar. Ai është më i madhi.’