Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat që do të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere, me Fiorentinën që ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Kosovës.
Mediumi italian La Nazione ka raportuar të shtunën se Fiorentina po e vlerëson mundësinë e transferimit të Zhegrovës, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit.
27-vjeçari pëlqehet veçanërisht nga trajneri Fabio Grosso, i cili e sheh Zhegrovën si një përforcim të përshtatshëm për krahun e djathtë të sulmit.
Në anën tjetër, drejtori sportiv i Fiorentinës, Fabio Paratici, është duke punuar për transferimin e Joao Marios dhe, sipas raportimeve në Itali, një formulë e ngjashme mund të përdoret edhe për Zhegrovën.

Bëhet fjalë për një huazim me opsionin e blerjes përfundimtare, formulë që sipas Tuttomercatoweb do të ishte e përshtatshme për të dyja klubet.
Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit të kaluar, kur u transferua nga Lille.
Reprezentuesi kosovar u prit me shumë bujë te “Zonja e Vjetër”, por aventura e tij e parë në Torino nuk shkoi sipas pritshmërive.
Në sezonin e fundit, Zhegrova regjistroi vetëm 525 minuta lojë, ndërsa nuk arriti të shënonte gol apo të regjistronte asistim./Demokracia,com/
