Të gjitha fjalët i barti era
Mendimet mbyllën në burgim
Shkronjat ikën morën arratinë
Fletët e bardha ndërruan ngjyrë
Sot është Poezia e fundit nuk ka kthim
Tornado mori gjithçka me vete
I la të grisura letrat pa asnjë kuptim
Asnjë gjurmë në fletë nuk mbeti
Mendimet presin lirinë në grila
Drejtësi e vlerësim nuk ekzistonë
Penda humbi pa iu gjetur filli
Shpirti i thyer mbeti në vajtim
Loti i Poetit është Poezia
Dhembja në shkronja është trishtimi
Dashuria në vargje është shkrim nga shpirti
Vet Poeti është poezi në rreshta
Poezi nga Kimete Durmishi