Nëse një ditë unë nuk do t’jem,
dhe do t’kem shkuar si shum të tjerë
me siguri un po ju them,
se flutur, ëngjëll do t’jem në erë
Dhe se një ditë unë nuk do t’jem,
e heshtur do t’prehem atje nën dhe,
me diellin e shpirtit do t’sjell pranverë,
dhepse mbuluar me të ftohtin mermer
Nëse në rrugë,shtëpi a qytet,
do më kërkosh e s’do më gjesh,
natyrisht do t’kem shkuar larg,
një zog, një lule bliri do më buzëqesh
Cigaren ndiz ti nga trishtimi,
dhe tymi I hidhur të ngushëllon,
por jo, ti kurrë mos humb durimin ,
kërkomë,kërkomë dhe veç kërkomë
Dhe kur të jesh vetëm e të kesh mall,
ngadal hap librin ,lexo poezinë,
un do marr frym si të jem gjall,
dhe ashtu lehtaz do t’heq mërzinë
Nëse një ditë un do t’jem fikur,
diku larg e larg do t’jem,
ta dish e dashur që prap do t’ndizem,
në shpirtin tënd të madh bohem…
Ndaj ti mos qaj e mos vajto ,
se fizikisht nuk me ke pran
në shpirtin tënd un shkrihem ,tretem ,
si një pikë uji në oqean
Se shpirtrat jo ,nuk fiken kurre,
bëjn thjesht një trasferim,
shkojne nga një botë në botën tjetër,
n’lule të parajses përherë në amshim!
