BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Dhe pas mijëra vitesh…

Rubjana Nika-Dhe pas mijëra vitesh…

Dhe pas mijëra vitesh histori,
flakët e tua djegin botën,
Trojë,plagë tradhëtie
e mendjes njerëzore,
për ty që dhimbjen s’e përligjin
as vajet,as lotët.

Dhe pas mijëra vitesh,
britmat e tua dëgjohen dhe sot,
Trojë viktimë lakmish
e pangopësisë njerëzore,
të zhdukën nga harta,
por dhimbjen e sakrificat
nuk i fshinë dot.

Dhe pas mijëra vitesh,
simboli i tradhëtisë mbeti,
mori tjera forma,
shkatërroi qytete e shtete,
por dashurinë për liri
nga zemrat njerëzore
kurrë s’e treti.

Dhe pas mijëra vitesh,
pendesa njerëzore
nuk bëri dobi,
ato që mbijetuan
e mbartën tmerret e dredhisë,
ndër breza ,ndër kohëra
e trashëguan si të vetmen
pasuri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT