BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi-Derë

Marigona Kelmendi-Derë

Më pëlqen kur thuhet
Derë më derë
Po kjo më është ajo
E dëshirueshmja derë
Që heshtja e mbyll
Dhe heshtja e hap
Derën edhe dorën
Sikur thotë të pres e të prek
Kushedi sa durim duhet
Durim pritjeje
Edhe ky në heshtje
Pa asnjë fjalë
Se durimi dhemb
Kur ne luajmë me jetën
Pa menduar se mund të humbin
Të gjitha
Rënë pingul në boshtin e vetvetes
Pa dashur ndalon premtimi
Vitet ikin e kthehen
Njesoj si ky hark që mbledh
Ndal dhe shikon
Me sy të turbullt
Se sytë edhe lodhen
Përditshmëri
Zëra nuk ka
Shurdhuar i ka heshtja
E cila nuk falet
Ajo fitohet me durim
Se ndryshe jo
Nuk qëndrojmë dot
Unë ti njeriu

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT