BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Vargu frymon vendlindjes sime

Rubjana Nika-Vargu frymon vendlindjes sime

Për ty më t’parat vargje
me naivitetin fëminor,
për ty fjalët më të zgjedhura,
me dellin tim rinor.

Me afshin e tokës tënde,
vargu im u gatua,
në fushat,rrugicat e tua,
frymëzimi im u forcua.

E bashkë me lulet që mblodha,
në fusha e livadhe,
varg i thura me fjalët,
që ti bujarisht m’i fale.

Po kurrë nuk mjaftuan,
fjalë të tjera pambarim,
vetëm te ti vendlindja ime,
merr jetë e frymon vargu im.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT