BallinaVitrina e libritLanda Molishti-EH..Ç'NA PANË SYTË?!

Landa Molishti-EH..Ç’NA PANË SYTË?!

Pamë frontet e ngritura mbi djersët e vjedhura, të këtij populli.
Ku betimet e rreme trashëgohen,
Si ligësitë-mashtrimet
në pazar të hapur.

Gjakun e kulluar, të këtij populli, të kthyer në monedha xhepi.
Kushtetutën të mbytur, në sallone të errëta, të pista.

-I pamë makutërit e hajnive,
duke zhvatur, mbllaçitur, me lugë floriri,
Sodisin me cinizëm, mjerimin e popullit?!
Gajasen, e varrosin në muzg,
o, në të gdhirë.

-E pamë drejtësinë duke kërkuar, e rënë në gjunjë, para arkës së pushtetit.
-I pamë besëprerët, të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve,
E, në të gdhirë, me hipokrizi, vendosin tufa me lule, në varret e tyre?!.

Ata, që ditën na “premtuan” dritë.
-E çfarë nuk na panë sytë,
nga ky teatër, i fëlliqur, kusarësh, me kolloro pushtetarësh.
Ku atdheut i hodhën, në vazhdimësi, paturpësisht, petkun e zi.

Pasuritë e atdheut, i shitën si plaçka tregu.
-E, nga dritaret, me xhama të zi,
Pahetueshëm kalojnë banditët, pa përgjegjësi!
Nënat me fëmijë në krah, akuzojnë, duke u fikur në lypësi.

Ndanë rrugës shihen pleq të kërrusur,
Të kërrusur të futur kokat në kazanë mbeturinash, duke mbledhur hekura, për ca bukë në shtëpi!

O, myteberrë dhe myteberre,
Jam revoltuar shumë herë,
U revoltova dhe kësaj here!
Mos mendoni se, ia hodhët këtij populli!

Breznitë që bëjnë historitë…
Ua farkojnë prangat, juve me mor fytyra të nxira…
Mallkimi ndër brezi, kurdoherë, gjer në eter…
Do t’ju ndjekë pas, si

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT