Shëllirë loti…lë nga pas,
prej qerpikut vrrik përdhe,
zemëra vluar..sa s’u plas,
pritja tisin…çjerrë me nge…
Bisk i flokut…përpëlitet,
kuarcimesh…pa pushim,
syrit zbrazur…më s’i flitet,
malli stisur udhë-pakthim…
Larg…fiston i shtegëtimit,
dërgon ftesa…ku-tu-rushë,
grindur çast…i përmallimit,
rreth e qark…hiç-askushë..
.
Shëllirë loti…lë nga pas,
vrrag ndër faqe, bulë në sy,
zemëra vluar…sa s’u plas,
shirat Vjeshta…sjell për ty…
